Panele diellore mbi çatinë e një objekti biznesi, me fusha dhe male në sfond

Lushnjë · në gjithë Shqipërinë

Energji nga dielli për shtëpinë dhe biznesin tuaj

Projektojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë sisteme fotovoltaike, dhe shesim panele e pajisje me shumicë dhe pakicë.

  • 100 kW Sisteme për biznese në Peshkopi dhe Tropojë
  • 17 kW + 10 kWh Sistem hybrid me bateri në Tërbuf
  • Tropojë → Fier Instalime në gjithë Shqipërinë
  • Shumicë & pakicë Panele dhe pajisje në shitje

Kë ndihmojmë

Nga shtëpitë familjare te restorantet dhe bizneset lokale, projektojmë dhe instalojmë sisteme fotovoltaike në gjithë Shqipërinë.

Instalime nga Tropoja në Fier

  • Peshkopi
  • Tropojë
  • Lezhë
  • Fushë-Arrëz
  • Elbasan
  • Fier
  • Tiranë
  • Tërbuf
  • Belsh
  • Berat
  • Lushnjë
  • Cërmë

Zgjidhjet tona

Projektim, instalim dhe mirëmbajtje sistemesh fotovoltaike, si dhe panele e pajisje me shumicë dhe pakicë.

Rresht panelesh diellore mbi një çati metalike

Mirëmbajtje dhe asistencë teknike

Pas instalimit, mirëmbajtje dhe asistencë teknike për gjithë kohën që e përdorni sistemin.

  • Mirëmbajtje për një kohë të gjatë
  • Asistencë teknike pas instalimit
  • Garanci për produktet që tregtojmë
  • Përgjegjësi e plotë për gjithë procesin
Kërkoni ofertë: Mirëmbajtje dhe asistencë teknike

Pse Panele Diellore?

Gjithandej ka shumë kompani që ofrojnë të njëjtin shërbim. Ja çfarë na dallon.

  • Projektim paraprak

    Çdo punë, para se të konkretizohet, fillimisht planifikohet dhe projektohet. Më pas zbatohet projekti.

  • Korrekt me kohën

    Mbi bazën e projektit, ju merrni një afat kohor se kur mbarojnë punimet. Stafi bën të pamundurën për ta mbajtur.

  • Punime cilësore dhe garanci

    Produkte të nivelit të lartë dhe punime cilësore. Japim garanci për produktet tona dhe i mirëmbajmë për një kohë të gjatë.

Si punojmë

  1. Hapi 1:

    Konsulencë

    Na tregoni për objektin dhe konsumin tuaj. Ju këshillojmë se cili sistem ju përshtatet.

  2. Hapi 2:

    Projektim

    Puna planifikohet dhe projektohet para se të fillojë, dhe ju merrni një afat kohor për punimet.

  3. Hapi 3:

    Instalim

    Instalojmë panelet dhe pajisjet sipas projektit, duke qëndruar korrekt me afatin.

  4. Hapi 4:

    Mirëmbajtje

    Pas instalimit ofrojmë mirëmbajtje dhe asistencë teknike për një kohë të gjatë.

Parimi ynë

Gjithandej ka shumë kompani që ofrojnë të njëjtin shërbim.

Diferencën e bën korrektësia dhe cilësia e punimeve.

Panele Diellore Fotovoltaike

Rreth nesh

Projekte të fundit

Disa nga instalimet tona në Shqipëri. Më shumë gjeni te faqja e projekteve dhe në Instagram.

Shikoni të gjitha projektet

Fillojmë

Gati për energji nga dielli?

Na tregoni ku ndodhet objekti dhe sa energji përdorni. Ne e shohim, e projektojmë dhe ju japim një ofertë.